LAJMI I FUNDIT:

Negociatat e Interit me Atalantën për Robin Gosens drejt mbylljes, gjermani prite të kalojë te kampionët

Negociatat e Interit me Atalantën për Robin Gosens drejt mbylljes, gjermani prite të kalojë te kampionët

Negociatat e Interit me Atalantën për Robin Gosens po vazhdojnë, ku lojtari pritet të kalojë në huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro plus bonuse, pasi gjermani nuk pranoi kalimin te Newcastle.

Anësori i majtë ishte shënjestruar nga klubi i Ligës Premier, por ai nuk ishte i entuziazmuar për t’u bashkuar me Newcastle, të cilët po luftojnë për mbijetesë këtë sezon.

Pasi Interi bëri një qasje formale mbrëmë, siç raportohet nga eksperti i Sportitalia, Alfredo Pedullà, situata u zhvillua me shpejtësi dhe 27-vjeçari ra dakord për kushtet personale me klubin.


Raportohet se atij i është ofruar një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse, pra dukshëm më pak se paga ajo e 3.5 milionë euro në vit e ofruar nga Newcastle.

Atalanta kishte kërkuar gjithashtu 30 milionë euro për Gosens, por Sportitalia, Gazzetta dello Sport dhe më shumë media tjera shkruajnë se një marrëveshje përfundimisht do të arrihet për 22 milionë euro plus bonuse për të arritur në vlerën 25 milionë euro.

Lojtari do të shkojë në huazim deri në fund të sezonit dhe detyrim blerje pastaj.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Premier League
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori