LAJMI I FUNDIT:

Nedellkov i kënaqur me grevën: Nuk ka presione për ndërprerje

Në të gjitha rajonet ku Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) ka organizata sindikale, ndërsa ka pothuajse në të gjitha komunat, po respektohet vendimi i Këshillit për t’iu bashkuar grevës paralajmëruese dhe unë jam i kënaqur. Nga burimet tona mësojmë se edhe ata që nuk janë anëtarë në shumë vende po i bashkohen grevës dhe i falënderoj për solidarizimin me organizatën tonë”.

Këtë e deklaroi kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov, i cili tha se arsimtarët janë në punë, por nuk kanë aktivitete, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nedellkov ka thënë se sipas burimeve të tyre nuk ushtrohet presion mbi arsimtarët që të ndërpritet greva.

“Atje ku pranohen nxënës dhe ata të klasës së parë, janë kolegë që nuk janë anëtarë tanë dhe të cilët nuk i janë bashkuar grevës”, ka shtuar kryetari i SASHK-ut.

Lidhur me kërkesën e tyre për rroga më të larta deri në 25 për qind, nga ana tjetër qëndrimi i MASH-it është se për një vit janë rritur pagat për 10.8 për qind, Nedellkov ka thënë se ai është aspekti kryesor në ngecjen.

“Muaj prapa nuk kemi ofertë konkrete sa dhe prej kur. Mendoj se në shtator veçmë kartat do të hapen pasi ora po numëron. Deri në fund të shtatorit ne patjetër të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për rritjen e rrogave që muajin tetor të dimë se çka më tutje. Nëse gjejmë zgjidhje, mësimi do të vazhdojë në mënyrën më të mirë, nëse jo Këshilli i SASHK-ut në fillim të tetorit do të diskutojë për negociatat në shtator dhe do të sjell vendim adekuat. Si do të jetë ajo, në këtë moment nuk mund të prejudikoj”, ka thënë Nedellkov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori