LAJMI I FUNDIT:

Në xhepat e ballkanasve: Sa shpenzojnë serbët, qytetarët e Maqedonisë, malazezët e shqiptarët

Në xhepat e ballkanasve: Sa shpenzojnë serbët, qytetarët e Maqedonisë, malazezët e shqiptarët

Konsumi privat në Shqipëri ishte vjet sa 82% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët konsumuan vjet 236 euro në muaj për frymë.

Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë. Ja si renditen fqinjët për sa i përket kosumit mujor për frymë:


Mali i Zi 367 euro; Serbia 297 euro; Maqedonia 239 euro; Shqipëria 236 euro; Kosova 221 euro.

Investimet publike e private (marrë së bashku) ishin vjet në Shqipëri sa 26.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, vjet u investuan në Shqipëri 81 euro në muaj për frymë. Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë dhe lë prapa Serbinë dhe Kosovën. Ja si renditen fqinjët për sa i përket investimeve mujore për frymë:

Mali i Zi 88 euro; Maqedonia 82 euro; Shqipëria 81 euro; Serbia 69 euro; Kosova 65 euro.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ishin vjet në Shqipëri sa 36.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët eksportuan vjet 105 euro mallra e shërbime në muaj për frymë. Krahasuar me fqinjët Shqipëria ia kalon vetëm Kosovës. Ja si renditen fqinjët për sa i përket eksporteve mujore për frymë:

Mali i Zi 189 euro, Maqedonia 177 euro;Serbia 168 euro; Shqipëria 105 euro;Kosova 14 euro.
/Telegrafi/