ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Në Vlorë nuk lundrojnë vetëm skafet dhe gomonet. Policia njoftoi se këtë të hënë ka gjetur një mjeti xhip në një thellësi 50 metra nga bregu.

Polica Kufitare, ajo e rendit dhe Guardia di Finanza kanë qenë në vendngjarje.


f3 3

Është bërë e mundur nxjerrja e automjetit në breg dhe më vonë policia është njoftuar se në brendësi të molit të Petroliferës është pikasur një gomone, e cila dyshohet se është ajo që është futur në det me automjetin xhip, raporton tch.

Gjatë kontrollit, policia thotë se në gomonen e gjatë prej 5 metrash është gjetur lëndë narkotike.

f1 3

Dyshohet se makina ka përfunduar në det aksidentalisht si pasojë e dallgëve, ose futja e ujit në motor.

Policia thotë se po bën dhe krehjen e zonës për lëndë narkotike të fshehura në Pyllin e Sodës. /Telegrafi/