Në një klinikë universitare për otorinolaringologji në Vjenë, është kryer një prej operacioneve të para në botë me teknologjinë e re robotike.
Si kanë bërë të ditur nga qyteti i Vjenës, pajisja e cila gjatë implantimit koklear, në mënyrë krejtësisht automatike dhe minimalisht invazive mundësoi qasje precize në veshin e brendshëm, transmeton Telegrafi.
Kirurgjia robotike prej vitesh është pjesë shtesë e kirurgjisë. Robotët përdoren si dora e zgjatur e kirurgut, dhe përcjellin lëvizjet e tyre në hapësirat më të vogla të mundshme.
Teknologjia e re me të cilën është kryer intervenimi kirurgjik në Vjenë, funksion pa “menaxhim” manual, pra është tërësisht automatike dhe me ndihmën e sistemit të navigimit është shumë precize.
“Teknologjia e re mund të krahasohet me autopilotin në aeroplan. Sikurse autopiloti edhe roboti punon me ndihmën e sistemit preciz të navigimit, që përmban të gjitha informacionet e nevojshme për veshin e brendshëm në të cilin vendoset një implant. Roboti lëviz në mënyrë autonome, pa e drejtuar askush”, ka shpjeguar dr. Wolfgang Gstottner nga klinika për otorinolaringologji.
Megjithatë, sistemi natyrisht se nuk funksionon plotësisht pa përfshirjen e faktorit njeri. Para operacionit bëhet modeli tredimensional i veshit të brendshëm bazuar në tomografitë kompjuterike.
Nëse përllogaritet që roboti ka qasje pa u penguar në vesh, dhe që nuk i prek arteriet apo nervat, operacioni është i mundur. Kirurgu vetëm duhet ta kryej prerjen dhe ta vë implantin.
Roboti gradualisht kryen shpimin, e ndërkohë kryen kontrolle gjatë procesit. E nëse disa prej vlerave të pacientit nuk janë të kënaqshme, roboti në mënyrë automatike ndërprenë operacionin të cilin e vazhdon kirurgu.
Teknologjinë e robotit “Hearo” e ka zhvilluar kompania zvicerane për teknologji medicinale Cascination së bashku me kompaninë nga Insbruku Med-El, kanë bërë të ditur nga qytetit i Vjenës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKu është Bashar al-Assad? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
Assad mund të ketë vdekur pasi aeroplani i tij është rrëzuar?
Pamje që tregojnë “statujën e regjimit të Assadit” duke u rrëzuar në Siri
Trump kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë
Kryeministri sirian deklarohet i gatshëm për ta transferuar pushtetin te opozita
Bota reagon ndaj rënies së Bashar al-Assad - disa nga deklaratat e bëra deri më tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?