LAJMI I FUNDIT:

Në vitin e kaluar 1 në 6 biznese në BE kanë tregtuar në internet

Në vitin e kaluar 1 në 6 biznese në BE kanë tregtuar në internet
Financial literacy means having the knowledge, skills and confidence to make responsible financial decisions. (CNW Group/Financial Consumer Agency of Canada)

Gjatë vitit 2016, 16 për qind e bizneseve që operojnë në Bashkim Evropian (BE) kanë pranuar urdhëra të tregtisë për të shitur në internet. Këtu përfshihen shitjet për konsumatorët individual dhe për bizneset tjera.

“Pjesa e bizneseve të BE-së që bëjnë shitjet në internet është rritur nga 12 për qind që ishte në vitin 2010 në rreth 16 për qind në 2014-në. Nga këto biznese, 97 për qind shiten në vendin e tyre, ndërsa më pak se gjysma apo 44 për qind u janë shitur klientëve të vendosur në shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe më shumë se një e katërta e tyre janë konsumatorë të BE-së”, thuhet nga një artikull i lëshuar nga Zyra e Statistikave të BE-së që është pjesë e rezultatit të një sondazhi të kryer mbi përdorimin e teknologjitë së informacionit dhe komunikimit dhe tregtisë online në biznese, përcjell Telegrafi.


Shitjet në internet mund t’u ofrojnë bizneseve mjete për zgjerimin e kufijve shtetërorë dhe arritjen e konsumatorëve të tyre pavarësisht nga vendndodhja e tyre gjeografike. Megjithatë, gati 2 në çdo 5 biznese kanë raportuar vështirësi për shkak të kostove të ofrimit dhe barrierave gjuhësore. /Telegrafi/