LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2023 kishte vrasje mizore, dënime me burgim të përjetshëm e gjykime që do të vazhdojnë këtë vit

Në vitin 2023 kishte vrasje mizore, dënime me burgim të përjetshëm e gjykime që do të vazhdojnë këtë vit

Në fund të nëntorit 2023 u vra 30-vjeçarja L.A., në një pritë të organizuar. Në fillim të vitit ishte vrarë një grua para QKU-së pak para se të bëhej nënë. Një vrasje tjetër kishte ndodhur gjatë vitit 2023 në Pejë. U.H., me probleme mendore, akuzohet se kishte vrarë nënën e tij me thikë…

Një 30-vjeçare u vra në veturë teksa kthehej nga darka që kishte pasur me dy fëmijët dhe burrin e saj, Naim Murselin. Ky i fundit është arrestuar dhe po dyshohet se organizoi vrasjen e gruas së tij. Ende s’dihen motivet pasi hetimet s’kanë përfunduar derisa për këtë rast janë të arrestuar edhe tre të dyshuar: dorasi, ndërmjetësuesi dhe shitësi i revoles.


Ndërkohë, më 27 nëntor, ka ndodhur edhe një vrasje tjetër në Prishtinë, ku dhëndri dyshohet se me thikë e kishte mbytur vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje.

U vra pak para se të bëhej nënë

Shkoi për të sjellë në jetë një fëmijë, mirëpo, H.M., u vra nga ish-burri i saj në hyrje të Klinikës së Gjinekologjisë.

Disa orë para se të bëhej nënë, H.M., e takon ish-burrin e saj, Sokol Halilin, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Por, në takim H.M., pritet me grykë të revoles nga e cila Sokoli qëllon ish-gruan me tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

Sokoli kishte raste të paraqitura në polici për dhunë në familje, ndërsa gjykata në Ferizaj kishte lëshuar urdhër mbrojtje për viktimën.

Më 2 dhjetor 2022, dy ditë pas vrasjes, Sokol Halili kishte vrarë vetën.

Prapë grua e vrarë, prapë nga burri i saj…

Dy burra me nxitim sjellin një vajzë pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Njëri ishte filmuar teksa mbante kokën e tij nga sikleti… ende në gjendje shoku të dytë vendosin të largohen nga emergjenca.

Pasi konstatohet se vajza ka vdekur më 22.08.2021, policia kërkon Dardan Krivaqën e arratisur dhe bashkëpunëtorin e tij në krim, Arbër Sejdiun.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë, del se Krivaqa e kishte rrahur me shkop të drurit, dhunuar dhe pastaj mbytur M.O, të fejuarën e tij. Ndërsa Arbër Sejdiu i kishte ndihmuar.

Për këtë krim, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet heqje lirie.

Vrasësi i M.O. ishte i përfshirë edhe në 133 vepra të ndryshme penale.

Ngarkohet se vrau nënën me thikë

Një vrasje tjetër kishte ndodhur gjatë vitit 2023 në Pejë. U.H., me probleme mendore, akuzohet se kishte vrarë nënën e tij me thikë më 14 prill 2023.

Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Sërish vrasje në “Bon Vivant”

Pak pasi po goditej me shishe qelqi në kokë, Andi Pajazitaj, kishte nxjerr armën nga brezi për të qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit.

Më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ishte kryer vrasje, përsëri.

I dyshuar në përfshirje të rastit, Dukagjin Nikollaj, që kërkohet edhe nga FBI, ende gjendet në arrati.

 Burg i përjetshëm për babanë, liri për të birin

Shpallja në rastin e Xhafer dhe Amir Bardhit ishte e papranueshme për familjarët e viktimave ku u vranë babë e bir (15-vjeçar).

Gjykata gjeti fajtor Xhaferin dhe e dënoi me burg të përjetshëm, por liroi të birin në mungesë të provave.

Deri te vrasja erdhi për shkak të prerjes së zabelit, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 16 gëzhoja.

Tragjedia e Gllogjanit

“Me çu djalin në shkollë, e me të ardhë me arkivol… nuk ish lehtë” – deklaroi babai i 17-vjeçarit që u vra më 26 nëntor 2021.

Plumbat e kallashnikovit rrokën për vdekje edhe shoqen e tij afër, por edhe shoferin e autobusit që dyshohet se ishte cak i njeriut me maskë në Gllogjan.

Të akuzuar për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj janë deklaruar të pafajshëm për vrasjen e trefishtë.

Sipas aktakuzës, shoferi i autobusit ishte futur në shënjestër nga familja Mehmetaj sepse e fajësonin si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre, H.M.

U vra për 30 mijë euro

Më 30 nëntor 2023 është mbyllur për publikun gjykimi ndaj dy vëllezërve që akuzohen se kishin planifikuar dhe vrarë biznesmenin B.R për 30 mijë euro.

Ata ngarkohen se janari e deri në prill të viti 2021, kishin planifikuar shitjen e dy veturave, “Range Rover” dhe “BMW X3”, në vlerë prej 30 mijë eurove.

Jetoni Vllasaliu ngarkohet se e kishte dërguar B.R. në fshatin Vllasali, në shtëpinë e Nexhatit – ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij – e më pas Jetoni në mënyrë tinëzare kishte vrarë B.R. duke besuar se me vete i ka 30 mijë euro, vlera e pazarit me vetura.

Pasi kufoma ishte dërguar në katin e shtëpisë së tretë, të nesërmen Jetoni bashkë me Nexhatin e kishin varrosur viktimën për t’i zhdukur gjurmët – gjithherë sipas aktakuzës. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori