LAJMI I FUNDIT:

Në Vërmicë arrestohet shtetasi i Shqipërisë, tentoi t’i japë 50 euro ryshfet policit

Në Vërmicë arrestohet shtetasi i Shqipërisë, tentoi t’i japë 50 euro ryshfet policit

Në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.

“Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë,  ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro”m thuhet në njftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, zyrtari policor ka kërkuar të dijë pse janë këto të holla në dokumente  dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe’.  Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti “dhënie e ryshfetit”.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar.

I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori