LAJMI I FUNDIT:

“Në veri të Kosovës, Qeveria ruse bashkëpunon me ekstremistët serbë” (Video)

“Në veri të Kosovës, Qeveria ruse bashkëpunon me ekstremistët serbë” (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu – është diskutuar ndikimi që mund të ketë Federata Ruse në Kosovë dhe në rajon.

Lulzim Peci – ish-ambasador i Kosovës në Serbi dhe drejtor ekzekutiv i KIPRED-it – ka thënë se Rusia në Ballkan ndikimin më të madh e ka në Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë, pastaj në Serbi, në Bullgari e në Maqedoni.


Sipas tij, Rusia në Ballkan ka pësuar edhe disfata – si në rastin e Malit të zi, kur ka dështuar të parandalojë anëtarësimin e këtij shteti në NATO.

Peci shprehet se ndikimi i Rusisë në Kosovë është shumëdimensional.

“Nuk mund ta shohim këtë ndikim vetëm në aspektin territorial, brenda Kosovës, sepse Rusia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë të vetos, dhe roli i Rusisë për pranimin e Kosovës në OKB është jetik. Pa ‘PO’-në e Rusisë ose pa abstenimin e saj, Kosova nuk mund të pranohet në OKB”, ka deklaruar Peci. “Pra, Rusia është faktor kyç në integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, e kjo vlen edhe për OSBE-në”.

Sa i përket ndikimit brenda Kosovës, Peci ka thënë se ky ndikim është i vërejtshëm në veri të vendit.

“Qeveria ruse në veri të Kosovës ka bashkëpunëtorë ekstremistët”, ka thënë Peci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori