LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë organizohet forum rajonal për çështjen e deponive në perëndim të Maqedonisë

Në Tetovë organizohet forum rajonal për çështjen e deponive në perëndim të Maqedonisë

Nën organizimin e Civica Mobilitas, sot në Tetovë organizohet forum rajonal ”Deponitë: Ku dhe kur?, ku edhe njëherë do të aktualizohet problemi afatgjatë me deponitë dhe gjetja e zgjidhjes së mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumi në fjalë do të mbledhë së bashku kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Strugës, Jegunovcës, Zhelinës, respektivisht marrin pjesë Teuta Arifi, Arben Taravari, Ramiz Merko, Darko Bllazheski dhe Blerim Sejdiu.


Pjesë e forumit do të jetë edhe OJQ Eco Guerilla. Në Maqedoni ka 54 deponi komunale që janë ndotës të mëdhenj. Sipas ekspertëve, 16 deponi paraqesin rrezik të lartë ndotës, 16 prej tyre paraqesin rrezik të mesëm, kurse 19 paraqesin rrezik të ulët ndotës për mjedisin jetësor.

Deri tani, vetëm ”Drislla” në Shkup ka leje të integruar për menaxhim me hedhurinat. Forumi mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore, me fillim në ora 10:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori