LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanoc pritet më shumë se një orë për dalje nga Maqedonia

Në Tabanoc pritet më shumë se një orë për dalje nga Maqedonia

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për dalje nga vendi është më shumë se një orë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe rrugë të thata.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginata e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/