LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 74 pacientë me COVID-19, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 74 pacientë me COVID-19, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19.

Në njoftim bëhet e ditur se dy pacientë janë në respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.


Në 24 orët e fundit një pacientë është shëruar nga coronavirusi.

Ndryshe, më 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Nëntë lindje kanë qenë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Janë lindur 9 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

458 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,945 analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione. /Telegrafi/