LAJMI I FUNDIT:

Në Somali, nëntë të vdekur nga sulmi me bomba

Në Somali, nëntë të vdekur nga sulmi me bomba

Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë katër sulmuesit në një sulm ndaj Departamentit të hetimit të krimeve në Somali, bënë të ditur mediat e huaja.

Organizata Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilën dy makina, në të cilat gjendeshin bomba vetëvrasëse goditën portat e selisë së CID në Mogadishu, para se dy persona të armatosur të sulmonin ndërtesën.


Ali Hassan, oficer policor në Departamentin e hetimeve qendrore tha se forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje personat e armatosur, të cilët po sulmonin objektin.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, para shkëmbimit të zjarrit. Ndërsa,  më vonë, kanë dëgjuar edhe ambulancën, e cila erdhi në vendin e ngjarjes.