LAJMI I FUNDIT:

Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra” (Video)

Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra” (Video)

Bazuar në pamjet që janë marrë prej satelitëve nga NASA që lëvizin rreth Hënës, ueb-faqja Secure Team 10 raporton se në sipërfaqen e saj ka ndërtesa të gjata deri në pesë kilometra.

Sipas kësaj teorie konspiracioni, thuhet se formimet janë bërë nga dikush, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë tregon gjashtë të ashtuquajturat ndërtesa në sipërfaqen lunare, që  janë quajtur edhe si “shtëpi të jashtëtokësorëve”.

“Janë punime artificiale që nuk i përkasin strukturës së sipërfaqes, por janë krijuar qëllimisht. Prania e tyre tregon se është bërë për të populluar atë vend”, përshkruhet kështu ky fenomen.

Mirëpo, dëshmitë e ndjekësve të jashtëtokësorëve janë parë me dyshim, meqë po konsiderohen si të pa baza.

“Janë vetëm koincidencë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/