LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup shënohet Java evropiane e lëvizshmërisë 2016

Në Shkup shënohet Java evropiane e lëvizshmërisë 2016

Edhe këtë vit, me shumë aktivitete të ndryshme, Bashkia e Shkupit do ta shënojë Javën evropiane të lëvizshmërisë për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 16 e deri më 22 shtator do të organizohet një program i llojllojshëm për të gjithë qytetarët, nga më të rinjtë, e deri te më të moshuarit, si edhe për sektorin privat dhe publik.


Temë e sivjetme e këtij aktiviteti është ”Lëvizshmëri e mençur dhe e qëndrueshme – kontribut për Evropën”, ndërkaq bashkëorganizatorë të aktiviteteve janë edhe OJQ ORT, ambasada e BE-së në vend, Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe UNDP.

Në këto shtatë ditë, Bashkia e Shkupit do të prezantojë aktivitete të shumëta dhe projekte që lidhen me lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe do të dërgojë porosinë për shfrytëzimin e formave alternative të transportit./Telegrafi/