LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi po analizojnë gjithashtu se çfarë ka ngrënë kancelarja Merkel për darkë gjatë takimit me Vuçiqin

Në Serbi po analizojnë gjithashtu se çfarë ka ngrënë kancelarja Merkel për darkë gjatë takimit me Vuçiqin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte zyrtarisht dje në Beograd, ku kishte në një darkë pune me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Dhe duke mbuluar ngjarjen, mediat serbe kanë shkuar kaq larg në detajet e vizitës së saj saqë ata gjithashtu hetuan se çfarë kishte në meny gjatë darkës, shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi.


Restoranti që përgatiste ushqimin citohet të ketë thënë për mediat serbe se ata ishin shumë nervozë dhe se ata shërbenin vetëm ushqim tradicional që çdo mikpritës në Serbi do të vizitonte “shtëpinë e tyre”.

Restoranti thotë se nuk ka pasur kërkesa të veçanta nga Gjermania, dhe se ushqimi që ofrohet është nga veriu në jug të Serbisë, duke shtuar se djathëra, salcice, proshuta dhe lakra turshi, janë vetëm disa nga specialitetet në menu.

Ndryshe, pas vizitës në Serbi, kancelarja Merkel ka arritur në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Atje, Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori