LAJMI I FUNDIT:

Në Sarajevë mbahet “Golf Fest” – një ekspozitë e të gjitha gjeneratave të VW Golf

Në Sarajevë mbahet “Golf Fest” – një ekspozitë e të gjitha gjeneratave të VW Golf

Qytetarët e Sarajevës këtë fundjavë kanë mundur të shohin një ekspozitë interesante të veturave Volkswagen Golf.

Sipas mediave në Bosnjë, përcjell Telegrafi, ekspozita u mbajt në kuadër të manifestimit ndërkombëtar automobilistik “GOLF FEST 2023”.


Siç bëhet e ditur më tej, atje, përveçse nga Bosnja, kanë marrë pjesë edhe shoferë nga vende të tjera të Ballkanit.

Golf është një nga makinat më të njohura në këtë, por ka edhe të shumtë që nuk e pëlqejnë fare.

Madje, siç thuhet më tej, në forume, golfi është tema më e zakonshme e polemikave pro/kundër. /Telegrafi/