LAJMI I FUNDIT:

​Në Rahovec sot ritestohen 12 pacientë me coronavirus

​Në Rahovec sot ritestohen 12 pacientë me coronavirus

Janë 36 raste të cilat janë konfirmuar deri më tani me COVID-19 në Rahovec. Në ketë komunë gjatë ditës do të ritestohen 12 raste, ndërkohë që raste aktive me coronavirus janë 14.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës se Rahovecit, Veli Gashi thotë për KosovaPress se gjatë ditës nuk do të ketë testime të reja.


“Ne i kemi 36 raste, po presim sot ritestimin e 12 personave të prekur me COVID-19, presim të dal negativ, por presim opinionin nga IKSHP-së…nuk kemi raste të reja, në ritestim presim 12 raste nga IKSHP”, tha Gashi.

Në Kosovë tashmë janë lehtësuar të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që vetëm mbrëmë janë identifikuar 40 raste të reja.

Gashi thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, në mënyrë që sa më i vogël të jetë numri i rasteve të paraqitura nga kjo pandemi.

“Masat janë liruar edhe nga qeveria, po bëjmë apele edhe kryetari, edhe qeveria komunale që të kemi kujdes, të respektojmë kërkesat e IKSHP-së, po bëjmë përpjekje maksimale që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Ne gjithë ato përpjekjet tona nuk i kemi ndalur asnjëherë”, tha ai.

Shefi i kabinetit të kryetarit Smajl Latifi, ka treguar edhe për gjendjen e 14 pacientëve aktivë me koronavirus.

“Nga komunikimet që kemi pasur disa prej tyre janë ne shërim, ata që kanë qenë me Covid-19 kemi bërë thirrje që të karantinohen. Kryesisht në komunën tonë kanë qenë raste të qeta dhe nuk kemi pasur probleme të zgjerimit me COVID-19”, tha Gashi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1234 raste me koronavirus, prej tyre 890 janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori