LAJMI I FUNDIT:

Në radhë për një copëz dinjitet

Në radhë për një copëz dinjitet

1.

Pranverë 1999. Në radhë.


Presim për të marrë bukë në furrën e vetme të lagjes. Nuk di pse nuk na japin më tepër se dy sosh. Prandaj, përditë shkojmë dy-tre anëtarë. I marrim bukët dhe kthehemi plot gëzim në shtëpi. Ishim më shumë në numër se zakonisht. Kishin ardhur kushërinjtë nga fshati ngase atje bëhej luftë. Kjo ishte arsyeja që na nevojiteshin më shumë bukë se më parë. Durimi i përditshëm para bukëpjekësit kishte edhe lezetin e vet: të binte t’i ndërroje nja dy fjalë me fqinjët, me të cilët kaherë ishin ndalur vizitat e ndërsjella. Nuk më kujtohet data e saktë, por sigurisht prej fillimit të bombardimeve. E prisnim edhe një ndihmë, të madhe ama. Një që do t’i jepte fund pritjeve për ushqim. Mirëpo kjo s’merrej në radhë.

2.

Verë 1999. Në radhë.

S’ka më uniforma të ushtarëve që na kërcënonin. Tani janë disa të tjerë, por që ngazëllehemi kur i shohim. “Hello” ishte ndër fjalët e numëruara që dinim dhe i thoshim shoqëruar me rritjen e bebëzës së syrit.

Një lokal i boshatisur në mëhallë qe mbushur me gjëra ushqimore. Vaj sa të duash, fasule pambarim, miell me thasë të mëdhenj, lloje të ndryshme konservash. Kishte kohë që s’na kishte kapur syri pamje të tillë. Ajo ishte adresa ku ne do të merrnim atë që quhej “ndihma”. Kur furnizoheshim sipas masës së përcaktuar nga ata, bëheshim sikur i kemi dhënë fund gjithë halleve të dynjasë.

3.

Verë 2014. Në radhë.

Fqinji im, Abia, filloi të rëndohej me shëndet. Sëmundja e keqe i ishte përhapur në trup. Këmbët filluan të mos e mbanin. Dikush nga familjarët e kishte bartur deri në veturë e prej aty tek banka. Duhej ta marrte pensionin. Djersët e kishin kapluar dhe herë pas herë ofshante. Kur u kthye për në shtëpi mezi doli nga vetura. Me një ton të ulët e shau sistemin që po e trajtonte kësisoj. Vetëm pak muaj më pas, ndërroi jetë.

4.

Verë 2018. Në radhë.

Dal në qendër të qytetit për të pirë kafenë e pasdites. Meqë jam në pushime kam edhe këtë luks. Mbase ndër të rrallët në vendin tim. Shoh një mori njerëzish që presin para bankës. Edhe këta, sikurse Abia, ishin aty për ta marrë pensionin. Veçse, për dallim nga ai, duken se kanë jetë më të gjatë.

Prisnin përkundër vapës dhe erës që lëshonin veturat e pafundme në rrugën pranë. Ndonjëri nga ta ishte më fatlum se futej nën hijen e ndonjë lisi të rrallë aty pari. Trishtimi nga mosmirënjohja që vazhdon t’i bëhet kësaj shtrese pothuajse të padëshirueshme në shoqëri vërehet nga ndonjë reagim shpërthyes tek-tuk i ndonjërit nga ta. Ç’e do; sigurimi mban rendin. “Boll de mo qeshtu!”- kjo frazë e bërë bozë tashmë.

5.

Nuk e di stinën e as vitin. Në radhë.

Për disa qindarka që mbështillen me fjalën e madhëruar “pension”. Në radhën e turpërimit të dinjitetit njerëzor. Po, nga vetë shteti që do të duhej të mos lejonte cenimin e tij. Së paku kështu thotë Kushtetuta. Po çfarë tjetër nuk thotë se…

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori