LAJMI I FUNDIT:

Në Qendrat e kovidit në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, ndërsa gjithsej mjekohen 287 persona

Në Qendrat e kovidit në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, ndërsa gjithsej mjekohen 287 persona

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku sqarojnë se gjithsej 287 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 29 pacientë të shëruar, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.


Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur katër pranime. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive pesë pacientë.

Për momentin sipas të dhënave të fundit të publikuara nga MSH në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid trajtohen 13 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 19 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 12 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 12 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve katër pacientë, ndërsa në ORL 13 të sëmurë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë 22 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 91 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 77 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 26 pacientë.

Gjithsej 287 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur 172 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori