Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro.
Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.
Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”.
Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.
Nuk është ende e qartë se kur mund të japë Qeveria mendimin. Po ashtu, nuk dihet nëse projektligji do të arrijë sërish në Kuvend.
Mbi 160 milionë euro më pak
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.
Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël për më shumë se 160 milionë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare.
“Sfidat e performancës së sektorit pensional të Kosovës janë shtuar theksueshëm për vitin 2022”, thuhet në një raport të BQK-së, të publikuar pak javë më parë.
Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.
Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.
Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare.
A dëmtohen kontribut-paguesit?
Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, thotë se lëvizjet e fundit në tregjet financiare nuk do t’i prekin personat që janë afër pensionimit.
“Mjetet e dedikuara për kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e gjysmë janë të investuara në letrat me vlerë të Kosovës, që kanë interes të paracaktuar. Për këtë vit, kishte kthim pozitiv nga investimet – afro 2 për qind”, thotë Demi për Radion Evropa e Lirë.
Letrat me vlerë ose bonot e Thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës sa herë që Qeveria ka nevojë për më shumë para.
Demi thotë se pjesa tjetër e kontribut-paguesve – ata nën 63 vjeç e gjysmë – do të ketë kohë të rikuperohet, bashkë me lëvizjen e tregjeve.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nuk e konsideron humbje rënien aktuale të investimeve, duke shprehur bindjen se ajo do të rikuperohet, përkatësisht rritet, në të ardhmen.
Bektashi: Jo më shumë se deri në 10% t’u shpërndahen kontribut-paguesve
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë humbje.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se do të ishte mirë që kontribut-paguesve kosovarë t’u mundësohet tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale. Kjo, për shkak edhe të, siç thotë ai, gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e inflacionit.
Norma e inflacionit në Kosovë në muajin gusht ka arritur në 13 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në gushtin e vitit të kaluar.
“Do të ishte mirë që një pjesë, jo më shumë se deri në 10 për qind, t’u shpërndahet pronarëve të atyre mjeteve. Kjo do të kishte efekt edhe në qarkullimin e mjeteve në tregun e Kosovës”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.
Çfarë thotë FMN-ja?
Por, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë një takimi me zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës më 21 shtator, janë shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, duke thënë se ky veprim do të shkaktonte një “goditje të rëndë mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve” dhe “do të reduktonte vlerën reale të pensioneve”.
Në një hulumtim të bërë më herët nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë, thuhet se nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të mjeteve që kanë grumbulluar, atyre do t’u duhen tetë vjet për t’i rikthyer ato.
Sipas këtij hulumtimi, në rast se miratohet projektligji për tërheqje, Trusti do të obligohet t’i fillojë procedurat për shpërndarjen e mbi 594 milionë eurove.
Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe atëherë ka qenë kundër. /REL/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkrimi i kontratës për energjinë, Von Cramon: Hap drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve

BE-ja mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në veri

KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin

KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin

Nënshkrimi i kontratës për energjinë, Von Cramon: Hap drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve

Çka po ndodh me REKORDIN E ZBRITJEVE në Viva Fresh Store?

Për herë të parë në Magniflex, OFERTA PREMIUM e dyshekëve deri në 40% zbritje!

Veç një Patos ta mundëson me u bo me Porsche

BE-ja mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në veri

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Publikohen pamjet nga restoranti ku Naimi e dërgoi Liridonën të darkojë pak para vrasjes

Shaban Murseli e ka takuar djalin e tij Naimin në burg, tregon çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, tregon se për çka dyshohet

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Pamje - momenti kur edhe dorasi i dyshuar futet në restorantin ku po darkonin Liridona dhe Naim Murseli