LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

Vëmendjae e futbolldashësve ditën e sotme (e enjte) do të jetë e fokusuar në Nyon të Zvicrës, ku do të tërhiqet shorti për përballjet e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi, Milani, Bayern Munichu, Barcelona, Manchester Unitedi, Juventusi, Borussia Dortmundi, Porto dhe Celticu – janë klube që e kanë fituar trofeun në të kaluarën dhe dëshirojnë ta përjetojnë sërish, ndërkohë që Paris Saint-Germaini, Arsenali, Shakhtar Donetsku, Valencia, Malaga, Galatasaray dhe Schalke – janë klube që do të dëshironin që ta shkruajnë historinë.

Tetë fituesit e grupeve do të luajnë kundër tetë skuadrave që përfunduan në vend të dytë. Në këtë fazë, klubet nga shtetet e njëjta nuk mund të luajnë kundër njëri-tjetrit.


Interesante është se Real Madridi, Milani dhe Arsenali kanë zënë vendet e dyta në grupet e tyre dhe do të luajnë kundër ekipeve nga pozitat e para. P.sh. Nëntëherë kampioni Real mund të zgjidhet të luajë kundër Bayern Munichut apo Manchester Unitedit, derisa shtatëherë kampioni Milan mund ta ketë kundërshtar Barcelonën ose Borussia Dortmundin.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të zhvillohen në shkurt (12/13 dhe 19/20), kurse ato kthyese në muajin mars (5/6 dhe 12/13). /Telegrafi/

Fituesit e grupeve

Pozita e dytë

PSG

Porto

Schalke

Arsenal

Malaga

Milan

Dortmund

Real Madrid

Juventus

Shakhtar

Bayern

Valencia

Barcelona

Celtic

Man. United

Galatasaray