LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë, me veturë nëpër trotuar (Video)

Në Prishtinë, me veturë nëpër trotuar (Video)

Shoferit të një veture nuk i është pritur për të arritur në destinacionin e tij.

Për të shkuar sa më shpejt në pikën për ku është nisur ai ka shkelur rregullat e komunikacionit.


Për shkak të kolonës së gjatë të veturave ai ka zgjedhur rotuarin për të lëvizur me autimjetin e tij.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në KALLXO.com pamjet, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Në videon e dërguar nga qytetari shihet se si vetura lëvizë nëpër trotuar, ndërkohë që anash saj shihet kolona e veturave.

Gjatë lëvizjes nëpër trotuar, vetura rrezikon edhe këmbësorët që qëllojnë aty.