LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë hapet këndi i tregut të luleve të freskëta (Foto)

Në Prishtinë hapet këndi i tregut të luleve të freskëta (Foto)

Komuna e Prishtinës ka hapur sot në sheshin “ Skënderbeun”, Tregun e Luleve me gjashtë kioskë.


Në këtë treg do të shesin lule njëmbëdhjetë prodhues të luleve të freskëta, me rotacion njëmujor gjatë tërë vitit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky është tregu i parë i këtij lloj.

“Ideja ka qenë që t’ju ofrohet mundësia prodhuesve të luleve nga Kosova që të shesin në një prej shesheve më të frekuentuara të Prishtinës”, ka thënë ai.

Kultivuesit e luleve që marrin pjesë në këtë treg thonë se ky është hap i qëlluar.

Përfaqësuesja e biznesit familjar “Unique Flower”, Valmira Berisha, tha se në këtë treg po prezantojnë rreth 40 lloje të luleve, ndërsa ndër më të kërkuarat është orkideja.