eksperti-banner

Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje.

Pas hetimeve të vazhdueshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, e dyshuara femër, pasi që dyshohet se e njëjta për disa muaj rresht kishte kryer katërmbëdhjetë raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë.


Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim