Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës, BERZH për projektin e autostradës Kijevë -Zahaq.
Ministri i Financave, Bedri Hamza duke arsyetuar këtë projektligj ka thënë se në vazhdën e partneritetit me institucione financiare ndërkombëtare, është hartuar një projektligj për financimin e projektit infrastrukturor që lidh Prishtinën e Pejën me anë të një kredie dhe mjete nga buxheti i Kosovës.
Ai tha se është një marrëveshje e favorshme dhe e rëndësishme. Sipas tij, i gjithë projekti është rreth 200 milionë euro, ku 38 milionë do të ndahen nga buxheti i Kosovës ndërsa pjesa tjetër është nga BERZH dhe Banka Investive Evropiane.
Hamza ka thënë se për këtë projekt madhor prej rreth 33 kilometra punimet mund të fillojnë në fund të pranverës.
Lumir Abdixhiku kryetar i Komisionit tha se marrëveshja në fjalë është natyrshme dhe e drejtë ngase kjo rrugë ndërtohet me kredi dhe mjetet buxhetore të shtetit dedikohen për sektorë tjerë primarë.
Sipas tij, edhe kushtet e kredisë janë të ulëta dhe kostoja del me e lirë krahasuar me ndërtimin e autostradave në të kaluarën.
Ai the se bazuar në kushtet e kredisë dhe shumën e mjeteve të garantuara me hua, del se projekti Kijevë-Zahaq prej 33 kilometra del të jetë me një kosto 200 milionë euro dhe që i bie se çmimi për një kilometër rrugë nuk do të jetë më shumë se 6. 5 milionë euro.
Të gjithë anëtarët e këtij Komisioni kanë votuar pro projektligjit për autostradën Kijevë-Zahaq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTi në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë