LAJMI I FUNDIT:

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, presidenti Rumen Radev po e shtynë Bullgarinë drejt Rusisë

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, presidenti Rumen Radev po e shtynë Bullgarinë drejt Rusisë

Zgjedhjet parlamentare të 4 prillit në Bullgari nuk kishin arritur të nxirrnin një forcë politike që do të kishte shumicën parlamentare, andaj si pasojë e kësaj situate presidenti Rumen Radev kishte shpërndarë Kuvendin dhe kishte caktuar mbajtjen e zgjedhjet të parakohshme me 11 korrik.

Në një situatë të tillë, Radev pas shpërndarjes së Kuvendit, më 11 maj kishe emëruar këshilltarin e tij për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, Stefan Yanev si kryeministër të Qeverisë së Përkohshme, e cila do ta drejtonte vendin deri në zgjedhjet e parakohshme.


Në Bullgari ka vite që flitet për qëndrimet pro-ruse të presidentit Radev, andaj edhe mandatimi i Yanev nga ai kishte rritur dyshimet se qeveria e kalimtare do të kishte një qëndrim më të butë në raport me Rusinë dhe planet e saja për shtrirjen e ndikimit në Bullgari dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas emërimit të Yanev për kryeministër, ishin emëruar edhe ministrat e Qeverisë së Përkohshme bullgare. Vlen të theksohen se ministritë kryesore u ishin dhënë politikanëve që kishin të kaluar në shërbimin sekret bullgar ose që kishin studiuar në Rusi.

Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov
Lexo po ashtu Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov

Ministër i Punëve të Brendshme është emëruar Bojko Rashkov, i cili gjatë periudhës së komunizmit ishte hetues i Shërbimit Sekret bullgar, si dhe deputet i Asamblesë Popullore Bullgare nga radhët e Partisë Socialiste Bullgare, trashëgimtare e Partisë Komuniste Bullgare.

Ministër i Mbrojtjes është emëruar Georgy Panayotov, i cili ishte përfaqësues i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara, si dhe ishte specializuar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), i njohur ku studiojnë diplomatët dhe pjesëtarët e Shërbimeve Inteligjente të Rusisë.

Ministër i Punëve të Jashtme është emëruar Svetlan Stoyev, i cili ka studiuar në Akademinë Diplomatike në Moskë gjatë viteve të 90-ta.

Pas formimit të qeverisë së përkohshme, presidenti Radev nuk ishte kënaqur vetëm me kontrollin e tij në Qeveri, por kishte filluar të shtrijë ndikimin e tije edhe në institucione tjera me rëndësi të veçantë, siç janë ato të sigurisë.

"Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse
Lexo po ashtu "Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse

Radev më 26 maj kishte nënshkruar vendimin për shkarkimin e Dimitar Georgievit, i cili ishte drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS). Georgiev e kishte drejtuar ketë agjenci për mbi 6 vite. Ai gjatë muajve të fundit ishte sulmuar shumë nga qarqet ruse për shkak të zbulimit dhe arrestimit të rrjetit të spiunëve rusë, si dhe kërkesave për depërtimin e shumë diplomatëve rusë, që kryenin aktivitete spiunazhin nën petkun e diplomatit.

Vlen të ceket se kryeministri i përkohshëm Yanev e kishte kërkuar dosjen e plotë të rrjetit të spiunëve rusë të arrestuar në prill 2021. Ka informacione se në mesin e të dyshuarve për spiunazh në favor të Rusisë është edhe emri i një personi të afërt me të.

Pas shkarkimit të Georgiev kishte shumë reagime dhe pothuajse të gjithë e potenconin se arsyeja e shkarkimit të tij ishte hakmarrja për arrestimin e spiunëve rusë.

Ish-kryeministri Borissov ishte shprehur se shkarkimi i Georgiev ishte masë ndëshkuese për zbulimin e rrjetit të spiunëve rusë në Bullgari.

Pas shkarkimit të drejtorit të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, presidenti Radev me 16 qershor ka shkarkuar edhe drejtorin e Agjencisë Shtetërore të inteligjencës (DAR), Atanas Atanasov. Në lidhje me shkarkimin e tij, Atanasov është shprehur se në shkarkimin e tij ka ndërhyrje nga jashtë, duke aluduar në Rusi.

Pas shkarkimeve të Georgiev dhe Atanasov, me 18 qershor në faqen e saj ne Facebook ka reaguar Ambasada e Rusisë në Sofje, e cila kishte sulmuar dy ish-drejtuesit e Inteligjencës bullgare, çka është rast i paprecedent në diplomaci.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare partitë bullgare që kishin qëndrime të hapura pro-ruse nuk kishin arritur ta kalonin pragun prej 4 për qind.

E majta bullgare po formon koalicione parazgjedhore me parti të vogla me qëllim që të fitoj zgjedhjet. Në mesin e tyre është edhe partia “Ringjallja e Atdheut” e drejtuar nga kreu i “Lëvizjes Kombëtare të Rusofilëve në Bullgari”, Nikolai Malinov, i cili më herët ishte arrestuar dhe akuzuar për spiunim në favor të Rusisë.

Zhvillimet e fundit politike kanë shqetësuar mbështetësitë e Bullgarisë euroatlantike, të cilët janë të shqetësuar nga qëndrimet e Qeverisë së Përkohshme, e cila siç thuhet është në duart e një politikani pro-rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori