LAJMI I FUNDIT:

Në prag të takimit të Helsinkit: Siria dhe armët bërthamore, mes çështjeve që pritet të diskutohen

Në prag të takimit të Helsinkit: Siria dhe armët bërthamore, mes çështjeve që pritet të diskutohen

Takimi që është në plan të zhvillohet të hënën mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, duket se nuk ka synime të përcaktuara qartë. Por pritet që presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin të diskutojnë për një rërë çështjesh, nga pakësimi i armëve bërthamore, tek lufta në Siri, ku Uashingtoni dhe Moska mbështesin palë kundërshtare.

“Do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, në se do të mund të bënim diçka për përhapjen e armëve bërthamore”, tha Trump në konferencën e shtypit që dha të premten me kryeministren britanike, Theresa May.


Para takimit me Putin, presidenti amerikan po qëndron dy ditë në klubin e tij privat në Turnberry të Skocisë, ku po e kalon kohën me “takime, telefonata dhe pak golf – forma kryesore e ushtrimeve fizike për mua”, tha ai në një tweet të shtunën.

Hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 është një çështje që e ndërlikon takimin mes dy udhëheqësve. Të premten, Departamenti i Drejtësisë, njoftoi ngritjen e akuzave për 12 zyrtarë rusë të shërbimit ushtarak të zbulimit, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

“Patjetër që kam për ta ngritur këtë çështje në takim”, tha Presidenti të premten, gjatë vizitës së tij në Angli.

Trump kritikoi të shtunën administratën Obama, që nuk i është përgjigjur me ashpërsinë e duhur Rusisë në sulmet kibernetike ndaj demokratëve në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Pas komenteve të Trump, disa senatorë demokratë i dërguan atij një letër, ku i kërkonin ta anulonte takimin me Putinin, në se nuk e bën sulmin rus ndaj zgjedhjeve amerikane çështjen kryesore të diskutimeve. Këtë qëndrim të demokratëve e mbështeti edhe senatori republikan John McCain, i cili tha “në se Presidenti Trump nuk është i përgatitur ta verë para përgjegjësisë zotin Putin, takimi i Helsinki nuk duhet të mbahet”.

Por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që ndodhen në Skoci me Presidentin, thanë se nuk ka shanse që takimi të anluohet.

Të dy udhëheqësit, sipas burimeve diplomatike, para bisedimeve ku do të përfshihen edhe ndihmësit e tyre, do të takohen kokë më kokë për 30 minuta, deri në një orë, vetëm në praninë e përkthyesve. /VOA/ Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori