LAJMI I FUNDIT:

Në prag të Pashkëve, mbi 130 të vrarë në Shri Lankë (Foto)

Në prag të Pashkëve, mbi 130 të vrarë në Shri Lankë (Foto)

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur brenda disa hoteleve dhe kishave në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shri Lanka, ku humbën jetën qindra persona dhe shumë tjerë mbetën të lënduar derisa besimtarët e krishterë po festonin Pashkët.

Sipas autoriteteve të sigurisë, mbi 130 persona kanë humbur jetën përfshirë nëntë turistë dhe më shumë se 400 tjerë janë plagosur në gjashtë shpërthime që ndodhën, transmeton Telegrafi.


Dy nga shpërthimet kanë ndodhur nga sulmuesit kamikaz kanë njoftuar zyrtarë të sigurisë në kushte anonimiteti. E si pasojë e sulmeve 42 persona janë vrarë në Colombo, ku tri hotele dhe kishat u goditën, dhe 10 tjerë në qytetin Batticoloa, ku një kishë tjetër u sulmuar. E viktimat e tjera kanë humbur jetën në sulme tjera.

Mediat lokale raportojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi që ende autoritetet janë duke gërmuar nëpër gërmadha për viktima. /Telegrafi/