LAJMI I FUNDIT:

Në Nju Jork presin në radhë jashtë spitalit për të bërë testin e Covid-19

Në Nju Jork presin në radhë jashtë spitalit për të bërë testin e Covid-19

Coronavirusi po vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara me shejtësi të madhe, e sidomos një përparim të madh e ka në shtetin e Nju Jorkut.

Tashmë ky shtet amerikan ka afërsisht 100 mijë të infektuar dhe mbi 2,500 të vdekur, transmeton Telegrafi.


Tashmë spitalet atje janë të mbipopulluara, jo vetëm nga njerëzit e sëmurë, por edhe të tjerët që vetë po kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19.

Në video shihet se si njerëzit presin në rresht jashtë spitalit Elmhurst në Nju Jork për t’u testuar për Covid-19, pasi qyteti tashmë lufton me një rritje të madhe të numrit të të infektuarve dhe një sistem të kujdesit shëndetësor të tendosur rëndë.

“Mendoj se është më mirë të heqësh qafe dyshimin, dhe nëse e ke atë, përballesh me të dhe përpiqesh të përparosh”, thotë Juan Pablo Cachajo, i cili erdhi të testohej pasi mori kishte dhimbje të fytit dhe hundët i rridhnin. /Telegrafi/