LAJMI I FUNDIT:

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit, Joanikije

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit, Joanikije

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.


Më 4 dhe 5 shtator protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.
Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror. /rel/