LAJMI I FUNDIT:

Në një “lokacion sekret” në Angli zbulohet një koleksion i veturave klasike britanike

Në një “lokacion sekret” në Angli zbulohet një koleksion i veturave klasike britanike

Një koleksion mbresëlënës i veturave klasike britanike – duke përfshirë një veturë e cila ishte nën pronësinë e Betty Haig, shofere pioniere e garave – janë gjetur në një “hangar sekret” të braktisur në shembullin më të fundit të një “gjetje hambari” të rrallë.

Të vendosura njëra mbi tjetrën, me barishtet e rritura nëpër karroceri, veturat e gjetura përfshijnë një Land Rover origjinal të Serisë I 80 inç, tre makina sportive të rralla AC dhe tre Jaguar E-Types.


Hangari duket se është i vendosur pas një shtëpie të rrënuar në një zonë periferike të Anglisë. Është dhënë pak histori rreth koleksionit, por pronari sugjeron se të shtatë veturat kanë qenë në ruajtje që nga vitet 1970, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund ta zbulojmë vendndodhjen e këtij hangari”, tha Guy Snelling i Anglia Car Auctions – e cila disa nga veturat i ka vendosur në shitje – në një video promocionale.

Land Rover-i i gjetur besohet të jetë një variant 80 Inch i vitit 1951, me matje që tregon gjatësinë e tij të bazës së rrotave. Ai është përkeqësuar ndjeshëm – me bimë që rriten në hapësirën e vendosjes së këmbëve dhe timon të prishur – por përfshin numra të përputhur të shasisë dhe motorit.

Modelet AC përfshijnë Ace-in e 1959-shit, Aceca-n e vitit 1955 dhe Ace Bristolin e 1957-shit. Kjo e fundit raportohet të ketë qenë nën pronësinë e Betty Haig, shofere pioniere e garave, e cila besohet që me veturën e saj ka garuar në segmentet e ngjitjeve në kodër nëpër Evropë.

Classic British car collection found in “secret location”

Jaguar E-Types 1969 dhe 1970 përfshijnë një model “coupe” dhe dy modele kabriolet. Njëra prej tyre dukej se ishte aksidentuar ndërsa “coupe-ja” ka një vrimë të madhe në çatinë e saj. /Telegrafi/