LAJMI I FUNDIT:

Në një aheng familjar në Dumnicë të Vushtrrisë sekuestrohet një armë

Në një aheng familjar në Dumnicë të Vushtrrisë sekuestrohet një armë

Në orët e mbrëmjes të së enjtes, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dumnicë.

Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar: M. S., 56 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.


“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar në cilësi të provës materiale fillimisht është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës”. /Telegrafi/