Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Podujevë / 11-14.08.2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
53 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































