Dy delfinë janë parë duke notuar nëpër kanalet e Venedikut jo larg sheshit Saint Marco, që kanë habitur shumë italianë.

Me shpërthimin e pandemisë së coronavirusit, numri i turistëve ishte reduktuar dukshëm apo më mirë thënë nuk kishte thuajse fare, e kjo bëri që delfinët të “bëjnë akrobacione” nëpër ujë në mungesë të gondolave që ua zinin terenin, transmeton Telegrafi.


Kjo sërish po ndodh tani kur Italia po lufton me valën e tretë të coronavirusit, dhe autoritetet kanë vënë masa të rrepta siç është izolimi dhe mbyllja e Venedikut.

Në anën tjetër, ekspertët konsiderojnë se bëhet fjalë për delfinët e një lloji të rrallë (nënë e bir).

“Ka qenë një befasi e këndshme. Megjithatë ata janë të kujdesshëm në veçanti kur ka anije nuk shfaqen fare”, ka thënë italiani Luka Folin. /Telegrafi/