Fushata elektorale në Maqedoni, që mbyllet të premten në mesnatë, po përcillet me akuza të rënda mes partive politike, ndërsa tonet nacionaliste janë të pranishme, para se gjithash tek OBRM-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, shkruan REL.
Në tubimet me elektoratin, ai fjalimin e tij e ka përqendruar në akuzat drejtuar liderit të opozitës, Zoran Zaev, duke thënë se në rast të fitores së tij, Maqedonia do të ndahet si shtet, gjuha shqipe do të bëhet zyrtare, me çka, sipas tij, do të rrënohet karakteri i shtetit unitar.
Por, kreu i Lidhjes Social-demokrate të opozitës, Zoran Zaev, retorikës së tillë të Gruevskit i është përgjigjur me vendosmërinë e tij për të nxjerr para drejtësisë të gjithë zyrtarët e inkriminuar. Zaev ka thënë se akuzat e Gruevskit janë përpjekje për të ikur nga shpërdorimet e bëra.
Njohësit e çështjeve ndëretnike thonë se retorika e tillë nacionaliste është si pasojë e mungesës së ofertave konkrete për zgjidhjen e problemeve të shumta, me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë.
“Është evidente që partitë çdo herë gjatë cikleve zgjedhore paraqiten me retorikë nacionaliste. Unë habitem se pse edhe gjatë këtij cikli zgjedhor kjo përsëritet, por si duket partitë ende nuk kanë kuptuar se vota apo fitorja në zgjedhje nuk mund të arrihet me nxitje të tilla nacionaliste, që tanimë janë të lexuara nga populli dhe si të tilla nuk kalojnë”, thotë Vllado Dimovski, drejtues i Qendrës për Tolerancë Ndërentike.
Arsim Sinani, analist dhe drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se viteve të fundit, partitë si platformë kryesore kishin integrimin euroatlantik dhe tani pas dështimit të këtij premtimi, por edhe shumë premtimeve tjera, ata janë orientuar në retorikën nacionaliste, e cila gjithmonë u ka shërbyer për shpërqendrimin e vëmendjes së elektoratit.
“Retorika nacionaliste përdoret në mungesë të ofertave. Ky nacionalizëm përdoret për të vendosur në gjumë elektoratin, për ta mahnitur dhe për t’ia humbur toruan që të votojë për partinë e caktuar politike. Nacionalizmi maqedonas është nacionalizëm idilik, i cili tenton t’i fsheh të metat e veta. Në mungesë të Evropës, në mungesë të integrimit euroatlantik, normal që do të ofrojnë nacionalizëm që pastaj do t’i bëjë të rehatshme për të qeverisur parti të caktuara politike”, thotë Arsim Sinani.
Raportet ndëretnike në Maqedoni janë të mira dhe retorikat e tilla nuk do të mund të ndikojnë në përkeqësimin e tyre, thotë Vllado Dimovski , drejtues i Qendrës për Tolerancë Ndëretnike.
“Për momentin, sipas vlerësimeve të mija, por edhe sipas hulumtimeve që bëjmë si qendër, ne kemi raporte shumë të mira ndëretnike në 10-15 vitet e fundit. Vlerësoj se partitë, këto ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e fushatës, duhet ta ndërpresin gjuhën e urrejtjes dhe të prezantojnë platformat e tyre programore, se çfarë ofrojnë për qytetarët”, thotë Dimovski.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni mbahen të dielën, më 11 dhjetor, dhe bazuar në krizën e thellë politike në të cilën ndodhet tani dy vite, këto zgjedhje vlerësohen si më të rëndësishme që nga pavarësia e saj 25 vite më parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend