LAJMI I FUNDIT:

Në moshën 80-vjeçare, presidenti italian Sergio Mattarella pranon të mbajë edhe një mandat

Në moshën 80-vjeçare, presidenti italian Sergio Mattarella pranon të mbajë edhe një mandat

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi për postin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 80-vjeçari doli si zgjedhja më e njohur pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë.


Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë.

Mattarella pritet të rizgjedhet zyrtarisht më vonë të shtunën.

Duke shpallur vendimin e Mattarella-s për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale, Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet”.

Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord ta rizgjedhin atë të shtunën pasi shtatë raunde votimi dështuan për të zgjedhur një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghi. /Telegrafi/