LAJMI I FUNDIT:

Në Meksikë u evakuuan 11,000 njerëz pas një alarmi për bombë – doli të ishte i rremë

Në Meksikë u evakuuan 11,000 njerëz pas një alarmi për bombë – doli të ishte i rremë

Më shumë se 11,000 njerëz u evakuuan të mërkurën nga zyra e Bankës Spanjolle BBVA në Ciudad de Mexico.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, evakuimi përfshinte një nga rrokaqiejt më të lartë në qytet ku policia dërgoi ekspertë të bombave, pas kërcënimeve anonime.


Ndërkohë BBVA ka thënë në një deklaratë se nuk besonte se kërcënimet ishin të vërteta, por se kishin evakuuar njerëzit.

“Për fat të mirë të gjithë u larguan nga ndërtesa … ata janë të gjithë të sigurt”, ka thënë zëdhënësja e BBVA.

Ndërkohë, Myriam Urzuar Venegas, kreu i shërbimeve të emergjencave të qytetit, tha për TeleDiario, një stacion televiziv lokal, se ata po përgjonin thirrjet telefonike që paralajmëruan për “mjetin e mundshëm shpërthyes”.

“Mund të jetë një alarm i rremë”, ka shtuar ajo.

Përveç saj, edhe policia tha se pasi një grup ekspertësh të eksplozivëve hynë në ndërtesë, nuk u zbulua asnjë mjet shpërthyes. /Telegrafi/