LAJMI I FUNDIT:

Në Medvegjë sot votohet për parlament lokal, shumë shqiptarë nuk po e gjejnë veten në listat zgjedhore!

Në Medvegjë sot votohet për parlament lokal, shumë shqiptarë nuk po e gjejnë veten në listat zgjedhore!

Në komunën e Medvegjës sot po mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, ku të drejtë vote kanë gjithsej 6.602 qytetarë në 28 vendvotime.

Sipas burimeve të Presheva.com nga Medvegja, deri në orën 12:30h nuk ka patur ndonjë parregullsi, por shqetësues mbetet “shlyerja e qytetarëve shqiptarë nga lista e votimit”.


Deri në momentet e publikimit të shkrimit thuhet se vetëm një autobus ka arritur nga Kosova për të votuar, ndonëse pritet që të vijnë edhe autobusë tjerë.

“Problem kryesorë është se ka patur raste kur ata që kanë ardhur nga Kosova për të votuar nuk kanë mundur ta gjejnë veten në listat e votimit, sikurse edhe raste kur i kanë thënë se nëse votoni do të ju pasivizojmë adresën e vendbanimit”, kanë thënë burimet nga Medvegja.

Kuvendi komunal në Medvegjë ka gjithsej 25 këshilltarë, për të cilët garojnë 6 lista zgjedhore, 4 serbe dhe dy shqiptare.