LAJMI I FUNDIT:

Në MASHT optimizëm se do të arrihen rezultate pozitive në testin PISA

Në MASHT optimizëm se do të arrihen rezultate pozitive në testin PISA

Mobilizimi i Ministrisë së Arsimit, drejtorive komunale, shkollave, si dhe informacioni i shpërndarë tek nxënësit për rëndësinë e testit PISA, sipas kryesuesit të komisionit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susurit janë elemente që do të sigurojnë se në këtë test Kosova do të shënojë rezultate të mira.

Susuri në një intervistë për KosovaPress është shprehur i bindur se vendi do të rangohet më mirë sesa në vitin 2015, e kjo sipas tij është si pasojë e punës që e kanë bërë.


“Pritjet e mija personale janë shumë më të mëdha se këto që i jap unë si komision, sepse unë jam gjithmonë në terren dhe 30 vjet jam duke punuar me nxënës, ia di psikologjinë nxënësit. Ne krahasohemi me Kosovën, me vetveten dhe nuk krahasohemi me asnjë shtet tjetër. Ne do të jemi më mirë se 2015. Sa jemi mbetet të shihet, por që do të jemi më mirë, kjo është e sigurt së paku për një shkallë, që nënkupton se nuk jemi njësh, por e kalojmë në dysh. Personalisht pretendoj edhe më shumë se dysh”, ka thënë ai.

Arsye që Kosova do të rangohet më mirë në testimin ndërkombëtar PISA 2018, sipas kryesuesit të komisionit, është edhe informacioni i plotë që nxënësit kanë marrë.

“Informacionet tash janë të plota, motivimi është maksimal dhe ne presim që këto dy tri ditë GIZ-i me i punuar diku 7 mijë fletëpalosje. Ne ato palosje do t’i shpërndajmë në shkolla… Prapë do të flasim me nxënësit, prapë do t’i motivojmë edhe prindërit e tyre. Ne edhe tash kur po flasim divizioni ka trajnimin e dytë me 70 administratorë të testit, edhe me ata flasim të qëndrojnë afër nxënësit me motivuar, me mbush testin, jo me lënë bosh se ka raste kur shumica e pyetjeve nuk kanë marrë përgjigje dhe atëherë vlerësohet negativisht dhe po del ajo analfabeti funksional. Nëse ne iu përgjigjemi këtyre pyetjeve, qoftë edhe në mënyrë jo të drejt veç e kalojmë këtë nivelin që nuk jemi analfabet funksional”, tha ai.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vazhdën e përgatitjeve për këtë testim, me nxënësit që do t’i nënshtrohen testimit ka bërë edhe disa teste provuese, ku përmes këtyre testimeve provuese nxënësit kanë pasur mundësinë që të familjarizohen me natyrën e pyetjeve, si dhe të përshtaten me atë që këtë herë testimi do të mbahet në mënyrë elektronike.

Kryesuesi i Komisionit për testin PISA, Skender Susuri ka thënë se mbetet të shihet se sa iu kanë ndihmuar këto përgatitje.

“Tash sa do të iu ndihmojnë nxënësve mbetet të shihet, por sigurisht që do t’i ndihmoj sepse ata njihen me natyrën e pyetjeve, familjarizohen me to dhe mbi të gjitha ata për herë të parë do të tentojnë që këto detyra t’i zgjidhin edhe në kompjuter. Fillimisht ne jemi duke ushtruar me kopje fizike me e pa pyetjen, pastaj si këto pyetje duken në llaptop, nuk jemi duke e bërë asnjë veprim më të vogël jashtë rregullave”, është shprehur Susuri.

Udhëzimi administrativ që MAShT ka bërë së bashku me komisionin për mbikëqyrje të testit PISA, sipas kryesuesit Skender Susuri, iu ka bërë më të qartë detyrat e gjithsecilit në përgatitje të këtij testi.

Madje ai thotë se nëse ata punojnë dhe angazhohen siç është përcaktuar me këtë udhëzim, atëherë rezultatet do të jenë evidente. Ai ka treguar edhe atë se çka kanë bërë ndryshe këtë herë krahasuar me komisionin për PISA 2015.

“Ne çka kemi bërë krahasuar me vitet e kaluara, kemi arritur t’i vizitojmë shumicën e shkollave me bashkëbiseduar me drejtorët, me koordinatorët dhe me vet nxënësit dhe i kemi sqaruar. I kemi treguar se kjo përveç që është një garë individuale me bashkëmoshatarët e tyre në vendet e ndryshme të botës, është edhe një garë që ata përfaqësojnë shkollën, komunën, shtetin. Kjo na bën të jemi optimist, sepse po ta kishin këtë motiv nxënësit në 2015, Kosova edhe atëherë nuk do të rangohej aty ky është, por me siguri një shkallë më lartë. Prandaj, që ne do të jemi një shkallë më lartë, është mese e sigurt, ndërsa pretendojmë edhe dy, por që do të jemi më të mirë se në 2015, këtu nuk ka dyshim”, ka thënë ai.

Testimi ndërkombëtar PISA në Kosovë do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori