LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë e Veriut buka, sidomos ajo e bardha konsumohet me tepricë

Në Maqedoninë e Veriut buka, sidomos ajo e bardha konsumohet me tepricë

Konsumimi i tepërt i bukës së bardhë dhe brumërave në përgjithësi, shpeshherë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, alarmojnë ekspertët. Ndër të tjera mund të shkaktojë dhe sëmundjen e sheqerit si dhe mbipeshën. Që konsumimi i bukës së bardhë të mos jetë i dëmshëm, ekspertët rekomandojnë përgatitje në kushte shtëpiake, por edhe atëherë të mos teprohet me konsumimin.

“ Buka e bardhë në vendet në zhvillim, flasim për Ballkanin kryesisht konsumohet në sasi të tepërt, më shumë se sa duhet. Krahasuar me vendet e zhvilluara. Mjafton që të jenë dy freska buke në mëngjes me një gotë qumështi dhe fruta, në mesditë dhe darkë mjafton. Buka që prodhohet tek ne, në vendin tonë është e stërmbushur me aditivë. Nuk e kemi idenë se sa aditiv shtohen që ajo të ketë një formë të madhe me qëllim që të blihet nga konsumatorët, efektet negative që shtohen në to janë në disfavor të fëmijëve dhe të rriturve. Në momentin e parë që kemi mundësi të përgatitim një bukë sado të vogël në shtëpi do jetë gjithmonë më e mirë jo vetëm për xhepin po dhe për shëndetin”, tha Valbona Kadriu, Nutricioniste / Dietologe.


“ Një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më problematike, është diabeti i cili konsiderohet si pandemi e shekullit është diabeti i tipit 2 dhe obeziteti, fatkeqësisht vijnë për shkak të konsumimit jo kualitativ i ushqimeve dhe mos aktivitetit fizik. Kemi një trend të rritjes së c’rregullimit të diabetit dhe obezitetit sidomos 30 vitet e fundit gati se është trefishuar numri i personave që vuajnë nga obeziteti dhe diabeti dhe si shkaktar numër një përmendet kequshqyerja, mënyra e keqe e të ushqyerit por edhe jeta sedentare”, shtoi Irfan Ahmeti, Endokrinolog.

Ndërkohë qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se për ta buka në tryezë është e patjetërsueshme.

“ Ne bukën e bëjmë vet. Sa bukë konsumoni në ditë? Për familjen tuaj. Tre anëtarë jemi , një bukë e gjysmë në ditë. Sigurisht është shumë, por kur nuk ka tjetër cka atëherë edhe ajo është e mjaftueshme”, tha një qytetar.

“ Ndonjëherë një bukë konsumojmë, ndonjëherë dy. Më tepër blejmë se bëjmë. 6:35 E zëvendësojmë më shpesh me bukë të zezë”, shtoi një qytetar tjetër.

“ Ne konsumojmë një bukë në ditë, jemi vetëm unë dhe gjyshja, ndërsa vajza han vetëm bukë integrale. E di që buka e bardhë nuk është e shëndetshme, thonë se e zeza është më e mirë. Por e ha të bardhën sepse ashtu jam mësuar gjithë jetën”, theksoi një qytetar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori