LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shënohet 71 vjetori i OKB-së

Në Maqedoni shënohet 71 vjetori i OKB-së

Në Ministrinë e punëve të jashtme të Maqedonisë do të shënohet 71 vjetori i themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, një fjalim rasti do të mbajë zv. kryeministri dhe njiherit ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, si edhe bashkërenduesja e përhershme e OKB-së në Maqedoni, Luisa Winton.


Siç bën të ditur MPJ-ja, në këtë aktivitet do të nënshkruhet edhe strategjia e re pesëvjeçare e OKB-së për 2016-2022 ”Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm”./Telegrafi/