LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni mbahet punëtori rajonale për ndryshimet klimatike

Në Maqedoni mbahet punëtori rajonale për ndryshimet klimatike

Sot në Shkup do të mbahet një Punëtori rajonale për përshtatjen me ndryshimet klimatike në kuadër të rrjetit ECRAN (Environment and Climate Regional Accession Network), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Punëtoria do të hapet nga zv. ministri për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, Stevo Temelkovski. Ndryshe, punëtoria organizohet nga ECRAN, një projekt i BE-së, që ka për qëllim përparimin e bashkëpunimit rajonal në ambientin jetësor dhe ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi./Telegrafi/