LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion (Foto)

Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion (Foto)

Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore.

Vjetërsia mesatare e këtyre automjeteve është 11 vite ndërsa 53 përqind prej tyre janë dhënë si donacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qytetet që kanë më së shumti automjete të këtilla janë Shkupi me 30, Ohri dhe Manastiri 12 ndërsa më pastaj vinë Velesi dhe Kumanova me tetë automjete. Dy automjetet më të vjetra janë të vitit 1988 ndërsa automjeti më i përdorur ka madje 1.360.000 kilometra të kaluara.

“Krahasuar me automjetet e ambulancës, ministritë dhe komunat, sipas të dhënave që Qendra për komunikime qytetare e publikoi në tetor të vitit 2018, në dispozicion kanë 2.645 automjete, që do të thotë që në 15 automjete vjen një automjet i ambulancës”, thonë nga kjo Qendër.

Baza e të dhënave është përpunuar në bazë të përgjigjeve të marra për qasje të lirë nga të gjithë 90 institucionet në vend.

Kjo bazë e të dhënave është një ndër hulumtimet për shpenzimet e parave publike që përkrahet nga USAID. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e efikasitetit të shpenzimit publik nëpërmjet uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori