LAJMI I FUNDIT:

Në Lidhjen e Prizrenit, të dielën mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës

Në Lidhjen e Prizrenit, të dielën mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
????????????????????????????????????

I gjithë fokusi të dielën do të jetë në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin. Kjo për faktin se më 10 qershor, Lidhja e Prizrenit shënon 140 vjetorin .

Në këtë ditë do të mbahen dhjetëra aktivitete. Ndër to, edhe mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në hapësirën e Kompleksit të Lidhjes.


Herët, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

Pas kësaj, bëhet hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.

Të dielën, mbledhja e Qeverisë së Kosovës mbahet në Lidhjen e Prizrenit
Lexo po ashtu Të dielën, mbledhja e Qeverisë së Kosovës mbahet në Lidhjen e Prizrenit

Në orën 10:00 është paraparë të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes), në po këtë vend do të mbahet edhe Akademia Solemne.

Në ora 11:30 do të jetë një konferencë për media në Hotel Theranda e në mesditë organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes.

Në orën 13:00 do të ketë konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes, nga tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, e në orën 15:00 hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë në Hamamin e qytetit.

Në mbrëmje mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota. Kjo është vetëm agjenda fillestare. Gjasat janë që ajo të ndryshojë, qoftë më shtimin e  ngjarjeve apo me ndryshimin e orëve. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori