LAJMI I FUNDIT:

Në librarinë Dukagjini promovohet libri “Albanica Latina”

Mbrëmë në Librarinë Dukagjini, është mbajtur promovimi i librit “Albanica Latina” shkruar nga autorja Majlinda Bregasi.

Në një prononcim për Telegrafi.com, autorja Bregasi tha “libri na bënë të kuptojmë që latinishtja nuk është gjuhë e vdekur dhe se për secilën ditë të javës do të keni njësi mësimore që iu shpien nga Butrinti në Dyrrachium, nga Shkodra në Ulpianë, nga Apollonia deri në Shkupin antik”.


Autorja rreth këtij libri gjithashtu shtoi se “në këtë libër do të gjeni elemente kulturore, kuriozitete, dhe poezi, të gjitha në funksion të një mësimi të thjeshtë të këndshëm e të pasur”.

Në fund të promovimit, autorja falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe penalistët e ftuar, siç janë: Nerimane Kamberi, Ilir Culaj dhe Vlora Merovci.

Me këtë promovim, Libraria Dukagjini dhe autorja Majlinda Bregasi kanë sjellë një kontribut të rëndësishëm për lexuesit që janë të interesuar për të kuptuar dhe eksploruar thellësisht trashëgiminë tonë kulturore dhe historike.