LAJMI I FUNDIT:

Në Libi zhduken mbi dy tonelata uranium, rritet frika për sigurinë bërthamore

Në Libi zhduken mbi dy tonelata uranium, rritet frika për sigurinë bërthamore

Dy ton e gjysmë uranium janë zhdukur nga një zonë në Libi, njoftoi organi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin, pasi inspektorët e saj vizituan vendin e pazbuluar në fillim të kësaj jave. Ata zbuluan se mungonin 10 fuçi me mineral uraniumi, transmeton Telegrafi.


Është e paqartë se kur u zhduk uraniumi. Inspektorët thuhet se donin të vizitonin vendin vitin e kaluar, por udhëtimi ishte shtyrë për shkak të luftimeve midis milicive të ndryshme libiane.

IAEA tha se vendi ku u ruajt uraniumi nuk ishte në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Në një deklaratë, IAEA tha se do të kryejë aktivitete të mëtejshme “për të sqaruar rrethanat rreth heqjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale”.

Ekziston frika se uraniumi mund të përbëjë rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore.

Që kur ish-diktatori libian, kolonel Muammar Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, vendi është ndarë në fraksione konkurruese politike dhe ushtarake.

Tani është e ndarë midis një qeverie të përkohshme në kryeqytetin Tripoli dhe një qeverie tjetër në lindje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori