Jesus Gil Manzano është një nga gjyqtarët më të diskutueshëm në Spanjë.

Një nga polemikat më të mëdha që dalin rreth tij është favorizimi i hapur ndaj Real Madridit – madje kishte zëra se ai ishte president i klubit të tifozëve të Real Madridit.


Kohët e fundit, tifozi i Barcelonës vuri re një model të çuditshëm: në sezonet e fundit, sa herë që Real Madrid humbet pikë, Gil Manzano shpesh përfundon duke arbitruar ndeshjen e radhës të Barcelonës.

Javën e kaluar, Real Madrid barazoi kundër Mallorcas - dhe këtë javë, Gil Manzano ishte gjyqtari për ndeshjen e Barcelonës kundër Athletic Bilbao.

Kjo rastësi e çuditshme ka ngritur pikëpyetje mes mbështetësve dhe ka ndezur debate nëse është thjesht rast apo diçka më e qëllimshme.

Ky vëzhgim shton diskutimet e vazhdueshme për favorizimin e Real Madridit në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app