LAJMI I FUNDIT:

Në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, arrestohet një person për posedim të narkotikëve
FotoL Ar

Policia Kufitare e Kosovës, në kufirin me Maqedoninë Veriore në Stançiq ka arrestuar të martën një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policor të Stacionit Policor Kufitar Stançiq me datë 28.09.2021, pas pranimit të informatave inteligjente po kryenin detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.


“I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda. Policia Kufitare në mënyrë profesionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gr.)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin. Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme. /Telegrafi/