LAJMI I FUNDIT:

Në kryeqytet nuk po respektohet kufizimi i lëvizjes, pas orës 21:00 sheshet dhe rrugët përplot qytetarë

Në kryeqytet nuk po respektohet kufizimi i lëvizjes, pas orës 21:00 sheshet dhe rrugët përplot qytetarë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në Komunën e Prishtinës dhe tri komunat e tjera, si masë preventive ndaj përhapjes së coronavirusit, nuk po respektohet nga qytetarët. 

Telegrafi ka siguruar fotografi nga rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, sonte pas orës 21:00, ku shihen shumë automjete në rrugë dhe qytetarë duke lëvizur nëpër sheshin ‘Nëna Terezë”. Ndërsa pronarët e lokaleve hoteliere i kanë mbyllur ato para orës 21:00.


Ndërsa, kryetari Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se inspektimet e kafiterive dhe lokaleve afariste, të cilat duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë këtij orari, do të jenë të rregullta dhe ato do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër, raporton Telegrafi.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka bërë me dije se pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafiterive dhe lokaleve afariste.

Telegrafi ka raportuar edhe dje për shkeljen e kufizimit të lëvizjes nga qytetarë të Prishtinës.

Ndryshe,  Qeveria e Kosovës të dielën ka vendosur që për shkak të rasteve të shumta të infektuarve me COVID19, nga e hëna,  6 korriku, në katër komuna të aplikohet kufizimi-ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori